Palmer në Prishtinë, Kurti jashtë vendit

31.10.2019 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Palmer në Prishtinë, Kurti jashtë vendit

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, do të qëndrojë nesër në Kosovë për takime zyrtare me liderë shtetërorë. Megjithatë, ai s’do të mund ta takoj kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Institucionet shtetërore nesër do ta presin zyrtarin e lartë amerikan, i cili ka arritur sot në Prishtinë.

Zyra e Presidentit të Kosovës ka njoftuar që takimi mes Hashim Thaçit dhe Palmerit do të ndodhë prej orës 13:30.

Palmer, sipas një njoftimi të Ambasadës amerikane në Prishtinë, do të mbajë edhe një fjalim para pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe studentëve në objektin e Bibliotekës Kombëtare prej orës 15:00.

“Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit i SHBA-së, njëherësh Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile. Pas fjalimit, ai do të përgjigjet në pyetjet nga ky publik. Ngjarja është e paraparë për orën 15:00, të premten”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Megjithatë, Palmer nuk do të mund të takohet me kandidatin për kryeministër nga partia e parë e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Albin Kurtin.

Gazeta Express mëson se Kurti është jashtë vendit dhe nuk do ta ketë të mundur takimin me Përfaqësuesin Special të SHBA’së për Ballkanin Perëndimor.

Zyra e Vetëvendosjes akoma nuk ka dhënë detaje se ku gjendet lideri i tyre dhe sa do të zgjasë udhëtimi i tij.

Kurti javën e kaluar e ka përmbyllur mes shumë takimesh në Shqipëri.

Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, pritet që të formojnë qeverinë e re pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ’ja. VV po negocion për të lidhur koalicion me LDK’në. Takimet mes grupeve punuese të këtyre grupeve për të përafruar programin e përbashkët qeverisës kanë filluar. Qeveria e re pritet të ketë sfida të mëdha para vetës, e njëra nga to është edhe dialogu me Serbinë.

Dialogu është ligjërisht i obligueshëm nga BE’ja dhe që një kohë është drejtuar nga zyrtarë të bllokut. Megjithatë, pas një ngecje të gjatë kohore në këtë dialog është përfshirë edhe SHBA’ja. Palmer pritet të ketë një rol në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy shteteve, së bashku me të dërguarin special të SHBA’së për dialogun me Serbinë, Richard Grenell. /Express/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Trusti thotë se nuk ka vendim përfundimtar për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve pensionale

Trusti thotë se nuk ka vendim përfundimtar për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve pensionale

Maqedonia e Veriut regjistron 5 të vdekur dhe 104 të infektuar me koronavirus

Maqedonia e Veriut regjistron 5 të vdekur dhe 104 të infektuar me koronavirus

Ramadani fton partitë t’i angazhojnë aktivistët në luftë ndaj koronavirusit

Ramadani fton partitë t’i angazhojnë aktivistët në luftë ndaj koronavirusit

Shqipëri: 69 raste të reja me COVID-19

Shqipëri: 69 raste të reja me COVID-19

“Zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme”

“Zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme”

Thaçi për Lajçakun: Të dihet se dialogu duhet të përfundoj me njohje reciproke, çdo qasje tjetër do jetë dështim i plotë i juaji dhe i BE-së në Kosovë

Thaçi për Lajçakun: Të dihet se dialogu duhet të përfundoj me njohje reciproke, çdo qasje tjetër do jetë dështim i plotë i juaji dhe i BE-së në Kosovë

Hoti ka thënë se në takimin me Presidentin Hashim Thaçi kanë diskutuar për dialogun me Serbinë

Hoti ka thënë se në takimin me Presidentin Hashim Thaçi kanë diskutuar për dialogun me Serbinë

Ministri Reçica premton rritje të pensioneve bazë

Ministri Reçica premton rritje të pensioneve bazë

Kompania kineze thotë se vaksina e saj nxit prodhimin e antitrupave kundër Covid-19

Kompania kineze thotë se vaksina e saj nxit prodhimin e antitrupave kundër Covid-19

Në trafik, rrihen me kubëza betoni e sëpatë 9 anëtarët e dy familjeve në Prishtinë

Në trafik, rrihen me kubëza betoni e sëpatë 9 anëtarët e dy familjeve në Prishtinë

12 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës

12 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës

324 persona në izolim, 88 në vetizolim

324 persona në izolim, 88 në vetizolim

Shkak i pandemisë COVID-19, të hyrat e komunave të Kosovës mund të bien deri në 30 milionë euro

Shkak i pandemisë COVID-19, të hyrat e komunave të Kosovës mund të bien deri në 30 milionë euro

6 vjeçar nga Komuna e Junikut, ka nevojë për ndihmë

6 vjeçar nga Komuna e Junikut, ka nevojë për ndihmë

Kryeministri i shkon Thaçit për herë të parë në zyrë

Kryeministri i shkon Thaçit për herë të parë në zyrë

Gjermania del kundër ShBA-së

Gjermania del kundër ShBA-së