Palmer kundër shkëmbimit të territoreve, mbështet dialogun e udhëhequr nga BE

E publikuar: 05/08/2020 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit Matthew Palmer është deklaruar lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai sipas mediave boshnjake citohet të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga BE, i cili duhet të çojë në një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili në rastin ideal do të kishte njohjen reciproke në thelbin e saj.

“Të flasim për shkëmbimin e territoreve dhe disa aspekte të tjera të mundshme të marrëveshjes, do të ishte një shpërqendrim nga qëllimi thelbësor i Beogradit dhe Prishtinës që punojnë për krijimin e një rruge drejt normalizimit. Ne e mbështesim atë proces”, tha Palmer.