Palmer: Dialogu Prishtinë-Beograd duhet të rifillojë para zgjedhjeve në Serbi

E publikuar: 28/06/2019 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i kthehen tavolinës së bisedimeve.

Sipas tij kjo duhet të ndodhë para se të mbahen zgjedhjet në Serbi të cilat janë paralajmëruar për pranverën e ardhshme.

“Zgjedhjet në Serbi pritet të mbahen në pranverë dhe është me rëndësi që negociatat të vazhdojnë para kësaj”, ka thënë Palmer për BBC serbe, transmeton Klan Kosova.

“Cikli zgjedhor do ta bënte më të vështirë punën”.