Pallotta: Nainggolani te Interi, Alissoni te Real Madridi 

E publikuar: 14/06/2018 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një faqe interneti napolitane ka cituar presidentin e Romës, James Pallotta, teksa thoshte se Alisson “është afër Real Madridit”. ndërsa Radja Nainggolan “do të shkojë në Inter”.

Pronari amerikan, Pallotta, u paraqit në Napoli duke shkuar tek restoranti i picave Tre Santi në Concettina.

Pallotta u pyet nga AreaNapoli nëse ai do të shiste Alissonin te Napoli, por përgjigja e tij ishte negative.

Presidenti i Romës iu ka thënë se portieri brazilian është afër Real Madridit, ndërsa ylli belg, Nainggolan, do të shkoj tek Interi.

Radja Nainggolan (Getty Images)

“Jo, [Presidenti Aurelio] De Laurentiis nuk dëshiron të shpenzojë atë lloj parash,” citohet të ketë thënë Pallotta për AreaNapoli.

Alisson Becker (Getty Images)

“Alisson kushton shumë, ju nevojitet 78 milion euro”.

“Ai është afër Real Madridit, ndërsa Nainggolan do të shkojë në Inter”.

Mediumi italian thekson se nuk ka video të takimit, dhe nëse do të fliste Pallotta në gjuhën angleze, është e mundur që ka pasur një keqkuptim. /Telegrafi/