Pallaska: Ramën mund ta rrëzojë Saimir Tahiri

E publikuar: 01/07/2019 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Dastid Pallaska thotë se një nga rreziqet që e pret kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, janë figurat kryesore të Partisë Socialiste që i kanë ndihmuar atij që të rritet, ndërsa i ka braktisur kur ata janë zënë me veprime të paligjshme.

Në emisionin Pressing të Televizionit 7 po diskutohet për gjendjen politike në Shqipëri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, të cilat i fitoi 100 për qind partia e Ramës.

Pallaska ka thënë se pushteti i kryeministrit Rama mund të rrezikohet nga dikur njerëzit e afërt të tij, që ishin nën të, e që tash akuzohen për vepra penale si keqpërdorim detyre e trafik me drogë. Tash ata, sipas Pallaskës, janë braktisur nga Rama, të cilit i kanë shërbyer.

“Në kulmin e fuqisë së tij të vetëperceptuar, Edi Ramës do t’i kundërvihen akterët e PS’së që i kanë ndihmuar të mbledhë vota. Jam shumë i bindur se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do ta komprometojë Ramën, sepse ai nuk ka qenë shef i shefave, por ka qenë vetëm një nga bartësit e Ramës, që ka marrë urdhra nga ai”, ka thënë Pallaska.

Madje analisti e sheh Tahirin si personin me mundësitë më të mëdha brenda PS’së për ta rrëzuar Ramën

“Saimir Tahiri mund ta rrëzojë Ramën. Ai nuk i ka kryer asgjë për dhe në emër të tij. Ka qenë vetëm një bartës lojal i tij [Ramës]. Një dëshpërim i tij mund të kthehet kundër shefit të tij”, ka shtuar më vonë Pallaska.

Sipas Pallaskës, edhe lideri i Partisë Demokratike, Lulezim Basha, ka vepruar njëjtë si Rama, duke i lënë jashtë ndër njerëzit kryesorë të partisë së tij,.

Basha është një kopje e keqe e Ramës. Të gjitha ato që thamë se i ka bërë . Akterët e PD’së janë të margjinalizuar. Bashka e udhëheq partinë me disa asistenë të tij”, është shprehur ai. /Express/