Pallaska: Kurti sot e barazoi NATO-n me Serbinë

E publikuar: 26/02/2020 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juristi Dastid Pallaska, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot me veprimin e tij e ka barazuar NATO-n me Serbinë. Këtë gjë Pallaska e quajti ofenduese.

“Ajo çka ka thënë sot Kurti është rrenë dhe lajthitje e shpifur. Kurti me atë se çka ka thënë sot, e ka barazuar NATO-n me Serbinë. Ky është krim dhe ofenduese”, është shprehur Pallaska në emisionin Pressing të T7,

Pallaska gjithashtu tha se kryeministri aktual edhe më parë ka qenë kundër NATO-s.

“Ky (Kurti) ka qenë kundër Pakos së Ahtisarit, e Pakoja e Ahtisarit e ka sjellë NATO-n në Kosovë. Pra, ky ka qenë kundër NATO’s edhe më parë”, ka thënë Pallaska.

Tutje, ai tha se Kurti ka tentuar t’i gënjejë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky është mësuar me rrejt popullin e vet, e kësaj radhe është ra në kurthin e vet, e ka rrejt dikë që s’mundet ta rrejë, Amerikën”, shtoi Pallaska.