Pallaska i rrept, kritika dhe ofendime të rënda ndaj Rexhep Qosjes dhe Edi Ramës

E publikuar: 19/02/2020 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Linqimet, mos kuptimi i statusit dhe ofendimet ndaj shkrimtarit dhe ish/politikanit të Kosovës, Rexhep Qosjes, i cili është me prejardhje nga fshati Vuthaj, Komuna e Gucisë në Mal të Zi, nuk kanë të ndalur.

Juristi i gjithëanshëm Dastid Pallaska, duke u bazuar në shkrimin e djeshëm të Qosjes në rrjetin social Facebook, është i bindur se shkrimtari shqiptar ka bërë gabim që kritikat ndaj Kryeministrit të Shqipërisë, që ia bëjnë shqiptarët e Kosovës, i nderlidh si kritika ndaj shtetit shqiptar.

Pallaska, në shkrimin e tij ka shkruar se nuk barasvlerësohen kritikat ndaj Ramës me urrejtje ndaj Shqipërisë.

Për këtë Pallaska shkruan se shkrimtari Qosja, nuk duhet ta marr rolin si “zyra e shtypit” e Kryeministrit të Shqipërisë që synon t’i vardiset shefit autokrat duke ia ushqyer egon e sëmurë me idenë se ai vetë është Shqipëria.

Shkrimi i Dastid Pallaska

Rexhep Qosja dje me një status në Facebook e paska barasvlerësuar kritikën ndaj Kryeministrit të komprometuar të Shqipërisë me urrejtje ndaj Shqipërisë.

Ky status do të ishte i ulët edhe për një aparatçik nga “zyra e shtypit” e Kryeministrit të Shqipërisë që synon t’i vardiset shefit autokrat duke ia ushqyer egon e sëmurë me idenë se ai vetë është Shqipëria.

Kjo shpjegon pse ky status ka marrë vëmendjen dhe është shpërndarë nga Kryeministri i Shqipërisë, i cili – tash që publikisht është ekspozuar për pabesitë e tij kundër Kosovës – është në kërkim të shërbyesve të ri për të kompensuar kredencialet e humbura kombëtare.