Palestinezët reagojnë ndaj mundësisë së mbylljes së misionit në Uashington

E publikuar: 19/11/2017 17:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Palestinezët kanë kërcënuar se do të ndërpresin të gjitha komunikimet me Shtetet e Bashkuara nëse administrata e Presidentit Donald Trump zbaton planet për mbylljen e misionin diplomatik palestinez në Uashington.

Përmes një deklarate me video në median sociale, negociatori palestinez Saeb Ereak akuzoi Uashingtonin se po përkulet para presionit nga qeveria izraelite, pasi Organizata për Çlirimin e Palestinës po i kërkon Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe po e inkurajon atë që të dënojë izraelitët për krime kundër palestinezëve.

“Është për të ardhur keq dhe e papranueshme. Ky është presioni që ushtrohet mbi këtë administratë nga qeveria Netanyahu në një kohë kur ne po përpiqemi të bashkëpunojmë, për të arritur marrëveshjen përfundimtare, ata ndërmarrin hapa të tillë që do të minonin të gjithë procesin e paqes.”

Nuk ka patur reagim nga administrata e Presidentit Trump. Zyra e kryeministrit izraelit tha se mbyllja ishte “çështje e ligjit amerikan”. Zyrtarët amerikan kishin insistuar para dekleratës së zotit Erekat se masa ishte thjeshtë pasojë e pashmangshme e ligjit amerikan.