Palermo nuk i largohet fundit të tabelës

E publikuar: 27/10/2016 23:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Palermo nuk arrin dot të dalë nga zona e ftohtë e renditjes pasi humbi 3-1 ndeshjen direkt me Udinesen të luajtur në Sicili. Në “Renzo Barbera” vendasit pësuan humbjen e 3-të radhazi pavarësisht se arritën të shënonin të parët në këtë sfidë, teksa në minutën e 10-të Nestorovski bëri gjithcka mirë në kontroll dhe finalizim duke i dhënë epërsinë të tijtvë.

Udinese megjithatë arriti të barazojë rezultatin përpara pushimit me të zakonshmin Thereau.

Në pjesën e dytë ishin sicilianët që po luanin më mirë përpara se Fofana në të 74-tën me një goditje mjaft të bukur të gjente këndin e portës për epërsinë e Udineses.

Në minutat e mbetura, Fofana ishte sërish protagonist duke vulosur dygolëshin personal në minutën e 79-të me një tjetër goditje nga distanca. Palermo 3 minuta më pas mbeti dhe me 10 vetë pas daljes me të kuq të Sallai ndërsa Udinese ruajti fitoren deri në fund duke rigjetur fitoren pas 3 humbjeve radhazi, që njëkohësisht e ngjit dhe ndjeshëm në klasifikim, ndërsa sicilianët vazhdojnë të mbeten në vendin e parafundit dhe këtë sezon nuk ka fituar ende asnjë ndeshje në shtëpi./ss/