Pal Lekaj i quan servilë udhëheqësit e Kosovës

E publikuar: 22/01/2017 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar ndaj mospjesëmarrjes së krerëve të shtetit në protestën e djeshme në mbrojtje të Ramush Haradinajt.

Ai me anë të një postimi në facebook i ka quajtur servilë udhëheqësit e Kosovës, pasi sipas tij ata po pranojnë të takohen me drejtuesit e një shteti pushtues, dhe nuk po protestojnë për padrejtësitë ndaj shqiptarëve.

“E në anën tjetër konfirmimi i njërit prej këtyre udhëheqësve të Kosovës se do të takohet me kryeministrin e trenit pushtues serb është treguesi më i mirë se kush është sot në krye të vendit dhe se sa janë të sigurtë çlirimtarët e Kosovës dhe e ardhmja e saj, duke i pasur udhëheqës disa servila e armik të njëjtin shtet veç ndoshta ma te sofistikuar” ka shkruar Pal Lekaj në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Mospjesëmarrja e udhëheqësve institucional në protestën gjithë popullore të organizuar nga OVL-UÇK në mbështetje të një ish-kryeministri dhe një lideri politik me ndikim në Kosovë e për të shfaqur bashkë me ata mijëra njerëz që ishin dje, mos pajtimin me trajtimin që po i bëhet luftës çlirimtare. E në anën tjetër konfirmimi i njërit prej këtyre udhëheqësve të Kosovës se do të takohet me kryeministrin e trenit pushtues serb është treguesi më i mirë se kush është sot në krye të vendit dhe se sa janë të sigurtë çlirimtarët e Kosovës dhe e ardhmja e saj, duke i pasur udhëheqës disa servila e armik të njëjtin shtet veç ndoshta ma te sofistikuar.

Prandaj Kosova duhet të jetë ndryshe për t’i bërë ballë Serbisë e cila nuk ka ndryshuar.