Pal Lekaj kërkon falje, ishte një gabim i padashur gjuhësor

E publikuar: 12/06/2020 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, duke dashur që ta përshkruajë qeverinë e Albin Kurtit si qeveri e papjekur dhe fëmijërore, ka thënë se ajo ishte një qeveri “feministë”.

Për këtë, ai në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar falje.

Ka thënë se ishte një gabim gjuhësor.

Lekaj u ka kërkuar falje të gjithëve, por në veçanti grave.

“Mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, gjatë bisedës në lidhje me aktualitetin politik në vendin tonë, konkretisht përsa i përket diskutimit për pafuqinë dhe papërvojen e ish/Kryeministrit Kurti për të qeverisur me Kosovën, më ka ndodhur një lëshim i padashur gjuhësor dhe përmbajtësor me fjalën “Feministe” (kup. fëmijërore), për të cilin kërkoj ndjesë para publikut të gjerë, e veçanërisht para gjinisë femërore”,