Pakoja e Ahtisarit nuk parasheh që ushtria të bëhet me 2/3 e votave të pakicave

E publikuar: 22/05/2018 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka thënë se është e paarsyeshme që presidenti Hashim Thaçi t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë.

Krasniqi po ashtu ka thënë se serbët nuk po duan një Asociacion, porse po kërkojnë më shumë. Megjithatë, sipas tij, Kosova nuk do të bëjë kompromise tjera që e tejkalojnë Pakon e Ahtisaarit, shkruan “Zëri”.

Krasniqi ndër të tjera ka folur edhe për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, për të cilën ka thënë se në Pakon e Ahtisaarit nuk parashihet që ushtria të bëhet me 2/3 e votave të komuniteteve pakicë.

Ai po ashtu përmendi edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për të cilin tha se Serbia nuk po kërkon Asociacion, por të fusë një nivel të pushtetit përmes të ashtuquajturës “Zajednicë”.

Sipas ish-kryeparlamentarit, po të kishin vullnet politikanët në Kosovë për sundimin e rendit dhe të ligjit Kosova moti do ta kishte marrë liberalizimin e vizave.