Pako e dyshimte në redaksinë e televizionit të njohur, evakuuohet ndërtesa

E publikuar: 24/10/2018 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Redaksia e CNN në Nju Jork është evakuuar për shkak të një pakojë të dyshimtë që është gjetur para disa minutash.

Kjo vjen pak orë pasi bomba postare është kapur në zyrën e Barak Obamës dhe në shtëpinë e Klintonit.
NYPD po heton paketën e gjetur në Qendrën Time Warner, tha CNN, duke cituar burime brenda shërbimeve të zbatimit të ligjit. Rrjeti gjithashtu shtoi se ka evakuuar redaksinë e saj “si një masë paraprake.”

CNN gjithashtu raportoi më parë se një bombë drejtuar Shtëpisë së Bardhë u kap, por ky informacion u kundërshtua nga Shërbimi Sekret.

Policia ka rrethuar zonën rreth ndërtesës. /Syri.net/