Pakistani ndalon protestat dhe takimet politike në dy muajt e ardhshëm

E publikuar: 27/10/2016 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria pakistaneze ka ndaluar sot të gjitha takimet politike dhe protestat në kryeqytetin e tyre, përderisa opozita ka planifikuar një protestë kundër kryeministrit Nawaz Sharif më dy nëntor, transmeton Gazeta Express

Ndalimi do të mbetet në fuqi për dy muaj, kanë thënë autoritetet e Ministrisë së Brendshme të Pakistanit.

Partia e Imran Khan, një aktivist i kthyer në politikë, ka kërcënuar kryeministrin Sharif me bllokimin e buxhetit deri në dorëheqjen e tij.

Kryeministri Sharif është përballur me presionin e madh të popullit pas identifikimit të llogarive rrjedhëse jashtë vendit, të cilat mbahen nga familjarët e tij

Lidhur me pasurinë e tij, kryeministri ka premtuar se do të japë detaje për bizneset e familjes së tij, në parlamentin e tij dhe në dy fjalime televizive.

Gjykata Supreme e Pakistanit ka aranzhuar një seancë dëgjimore lidhur me skandalin, më një nëntor.