Pakistan: sulm vetëvrasës në një kishë

E publikuar: 17/12/2017 17:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën dy autorë sulmesh vetëvrasëse të armatosur rëndë sulmuan të dielën një kishë plot me besimtarë në Quetta në jugperëndim të Pakistanit dhe vranë të paktën nëntë prej anëtarëve të komunitetit pakicë të krishterë.

Zyrtarë dhe mjekë thanë gra dhe fëmijë ishin mes viktimave të sulmit në Kishën Metodiste Bethel, që ndodhet në një zonë të qytetit të ruajtur me masa të rrepta sigurie.

Dëshmitarët thanë se dy nga sulmuesit donin të hynin në hollin kryesor ku rreth 400 besimtarë po merrnin pjesë në shërbesën e së dielës, por rojet e policisë në hyrjen kryesore u bënë qëndresë, duke vrarë një prej tyre dhe duke detyruar të dytin të hidhte veten në erë jashtë sallës. Shpërthimi plagosi për vdekje një roje sigurie, tha policia.

Shteti islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin.