Pakistan: Një modele është vrarë për shkak të fotografive

E publikuar: 16/07/2016 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një modele pakistaneze, e cila aktualisht ka postuar fotografi së bashku me një klerik mysliman, është vrarë.

Policia ka thënë sot se po zhvillohen hetime lidhur me dyshimet se modelja, Qandeel Baloch, 26 vjçare, është vrarë nga vëllau i saj për shkak të “nderit” lidhur me fotografitë.

Nuk është e qartë se kur është vrarë modelja.

Oficeri i policisë, Sultan Azam, i tha AFP-së se modelja Baloch ishte “vrarë me zënie të frymës”, qartas në vrasje “nderi”.

Shumë konservatorë në Pakistan ishin të shokuar nga fotografitë ku shihej modelja Baloch dhe kleriku mysliman, Mufti Qavi, duke pirë lëngje dhe duke thithur duhan, derisa ishte muaji i shenjtë i Ramazanit, kur myslimanët e devotshëm përmbahen nga ushqimi dhe pija gjatë ditës.

Mufti Qavi e ka hedhur poshtë çfarëdo keqbërjeje dhe tha se ishte takuar me modelen për të diskutuar për islamin.

Qindra femra në Pakistan vriten çdo vit nga të afërmit e tyre, të cilët i akuzojnë ato për shkelje të mormave konservatore shoqërore ose fetare.