Pakistan, nga sulmi i militantëve së paku 58 persona të vrarë

E publikuar: 25/10/2016 08:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së paku 58 trajnerë policorë janë vrarë dhe më se 100 të tjerë janë plagosur, nga sulmi i militantëve gjatë natës kundër një akademie policore në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, kanë thënë zyrtarët.

Autoritetet thanë se 5 ose 6 persona të armatosur, e kanë sulmuar konviktin e qendrës trajnuese në periferi të qytetit Kueta, ku kadetët po pushonin dhe flinin.

Ky sulm i militantëve ka shkaktuar përgjigje kundër terroriste nga ushtria.

 Ministri i Brendshëm i provincës Baloçistan, Sarfaraz Bugti, tha se më tepër se 200 prej gjithsej 700 kadetëve në këtë akademi, janë shpëtuar menjëherë me “ndihmën e Zotit”.

Forcat e sigurisë e kanë vrarë njërin prej sulmuesve, ndërsa dy prej tyre janë vrarë nga aktivizimi i eksplozivit në trupin e tyre, ka thënë Bugti, transmeton Rel.

Sipas tij, operacioni kundërterrorist prej katër orësh kryesisht ka përfunduar sot herët në mëngjes, por misionet e “pastrimit” kanë vazhduar.