Pakistan, konfirmohet fitorja e Imran Khan në zgjedhje

E publikuar: 27/07/2018 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni i Zgjedhjeve në Pakistan tha të premten se ish-sportisti i famshëm i kthyer në poltikan, Imran Khan, ka fituar zgjedhjet parlamentare por partia e tij nuk arriti të fitonte vota të mjaftueshme për një shumicë të qartë dhe do t’i duhet të formojë një qeveri koalicioni.

Zoti Khan e shpalli fitoren e partisë së tij Tehreek-e-Insaf të enjten. Në një fjalim për fitoren, ai u zotua të luftonte varfërinë dhe korrupsionin e përhapur përmes reformimit të sistemit qeverisës në vend.

Partia e tij kishte një avantazh të thellë ndaj partisë rivale Lidhja Myslimane e Pakistanit e ish-kryeministrit të burgosur, Nawaz Sharif.

Pothuajse të gjitha partitë kryesore rivale kanë akuzuar për manipulime në votim në favor të zotit Khan, por Komisioni i Zgjedhjeve i Pakistanit i ka hedhur poshtë këto akuza.