Pakënaqësi të mëdha për logon e re të FFK-së, hapet edhe një peticion

E publikuar: 16/06/2018 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë shfaqur pakënaqësi të mëdha pas prezantimit të logos së re nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

FFK në një konferencë për shtyp prezantoi fanellat e reja që do t’i bart përfaqësuesja e Kosovës.

Fanellat, që u prezantuan në tri modele të ndryshme nuk ishin temë e diskutimeve në rrjetet sociale.

Pamje nga konferenca ku u prezantua logo e re, Foto: FFK-Kosova.com

Është logoja e re e prezantuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ajo që ka tërhequr vëmendjen.

Një sondazh në Twitter, shumicës nuk i pëlqen kjo logo

Shumë adhurues të futbollit, dizajnerë dhe pjesëmarrës aktiv në jetën e futbollit kanë kritikuar në Facebook dhe Twitter logon e re të prezantuar.

Logo cilësohet si tejet keq e punuar dhe që nuk përfaqëson si duhet vlerat e futbollit të Kosovës.

Peticioni i hapur kundër logos.

Madje këto pakënaqësi kanë rezultuar edhe me një peticion kundër logos së përzgjedhur, duke kërkuar largimin e saj nga përdorimi.

FFK kishte hapur për logon e re një konkurs për dizajnerë, ku të gjithë aplikuesit kanë pasur mundësinë të shprehin kreativitetin e tyre për një prej simboleve kryesore të përfaqësimit të sportit të Kosovës. /Telegrafi/

Disa prej propozimeve që janë refuzuar: