Pak pas nisjes së seancës, Hoti fjalë të rënda Haradinajt

E publikuar: 20/03/2018 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur seanca për Demarkacionit, ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka përkujtuar tentativat e mëhershme për ratifikimin e Demarkacionit që ishin shoqëruar me gaz lotsjellës. Ai ka fajësuar kryeministrin Ramush Haradinajn, si një nga nxitësit e kundërshtimit të dhunshëm të Demarkacionit, ndërsa ka rikujtuar se Marrëveshja e demarkimit të kufirit është po e njëjta që ka qenë më parë
Hoti ka fajësuar edhe një herë kryeministrin Haradinaj që tash e tri vjet Demarkacioni nuk është votuar akoma, për shkak të kundërshtimit të dhunshëm që i ishte bërë gjatë qeverisë “Mustafa” kësaj marrëveshjeje.

“Ne nuk do ta sulmojnë kryeministrin që ishte njëri nga nxitësit e dhunës më herët në Kuvend. LDK-ja gëzohet që Kosova sot nuk po bëhet gaz i botës”, ka thënë Hoti.

“Asnjë shkronjë e Marrëveshjes nuk ka ndryshu, kanë ndryshu vetëm rrethanat”, ka thënë Hoti.

Ai ka ftuar deputetët shqiptarë që ta votojnë Demarkacionin, në mënyrë që ratifikimi të mos mbetet në duart e Listës Srspka se marrëveshjeve e kushteve që mund të bëhen në këmbim të votës.

Kjo është hera e katërt që po tentohet të votohet Marrëveshja e kufirit me Malin e Zi, që është edhe kushti kryesor për liberalizimin e vizave.

LDK, PDK, AAK, Nisma dhe minoritetet joserbe janë deklaruar se do ta votojnë Demarkacionin, ndërsa Lista Srpska dhe Lëvizja Vetëvendosje që ka kundërshtuar Marrëveshjen. /Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/pak-pas-nisjes-se-seances-hoti-fjale-te-renda-haradinajt-513937/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright