Pak para se të fillojë seanca, ambasadori Kosnett largohet nga Kuvendi

E publikuar: 25/03/2020 10:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas pak kur pritet të fillojë seanca në Kuvendin e Kosovës, ku do të votohet mocioni i mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti, ambasadori amerikan Philip Kosnett është parë duke u larguar nga aty, raporton Koha.

Dje, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett tha se është “i kënaqur” që Kuvendi i Kosovës do të mbajë të mërkurën seancë për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

“I kënaqur të shoh kuvendin që ka vendosur të mbajë seancë nesër lidhur me mocionin e mosbesimit. Siç i thash edhe sot kryeministrit (v.j. Albin Kurti), është e rëndësishme që kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij në Twitter.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#SEANCA#KUVENDI