Pak ditë pasi pranoi lidhjen me Klean, shpërthen keqas Elgit Doda!

E publikuar: 12/10/2017 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Madje përmes ndjekësve dhe artistëve të ndryshëm u mësua, se çifti kanë më shumë se 1 vit e gjysëm së bashku, por kanë qenë mjaft të kujdesshëm  për ta fshehur lidhjen larg syve të mediave dhe ndjekësve. 

Megjithatë paraditen e sotme kantautori Elgit Doda ka habitur me një postim të gjatë në rrjete sociale, ku shprehet se mjafton të kesh një lidhje, apo të bësh një skandal për të qenë në qendër të vëmendjes. 

Ai gjithashtu ka vënë në dukje se tashmë krijimi i artit, këngëve të bukura dhe fitimi i çmimeve të ndryshme në festivale nuk kanë më rëndësi përpara lajmeve të skandaleve.

Statusi i plotë i kantautorit Elgit Doda në rrjete sociale:

Çfarë i duhet arti një artisti?

Në Shqipëri, në vendin ku jetojmë e punojmë mjafton të krijosh një lidhje, mjafton të prodhosh një skandal, mjafton të bësh një “scoop” dhe je në qendër të portaleve. Vërshojnë telefonatat për emisione… Nuk ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt!

Puno ti o vëlla, rri pa gjumë, lodhu pa fund, bëj këngë, fito festivale, prodho hite muzikore, askush se vret mendjen se kto gjëra janë lajmi i vërtetë dhe duhet ta ushqesh publikun dhe të marrësh klikime dhe audiencën e merituar.

I/e dashur drejtues portali, I/e dashur drejtues emisioni, ushqeje këtë public “te pafajshëm” me gjëra qe ja vlejnë .sepse ky duhet te ishte misioni yt! 

Mediokriteti dhe Pseudoarti tashmë falë jush kanë zënë vënd fuqishëm në të shkretin “Vend”,”-përfundon Elgiti./Gazeta Express/