Pajtohen për të qeverisur bashkë, marrëveshja LVV – LDK nënshkruhet më së largu deri nesër

E publikuar: 25/01/2020 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si pas burimeve të gazetës online, infosot, mbrëmë në takimin që është mbajtur në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, në periferi të Prishtinës, në Prapashticë, LDK dhe LVV janë pajtuar përfundimisht për gjithçka.

Ky burim brenda Vetëvendosjes, për i infosot, ka bërë të ditur se ka mbetur që të shkruhen edhe ca detaje në marrëveshje, ndërsa ajo pritet të nënshkruhet më së largu deri nesër, e dielë.

Sipas po të njejtit burim, LDK do të ketë 6 ministri, LVV 4, dhe minoritetet 2.

Zëvendëskryeministrin e parë, zëvendësministrat e parë në ministritë që priten të drejtohen nga LVV.

Ndërsa pas dy vitesh do ta ketë edhe postin e Kryeparlamentarit, po ashtu kandidatin për President, por do t’i kthejë dy ministri tek Vetëvendosja.