Pajisjet shtëpiake që mund të jenë të rrezikshme nëse nuk i pastroni

07.08.2018 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pajisjet shtëpiake që mund të jenë të rrezikshme nëse nuk i pastroni

FRIGORIFERI
Disa studime kanë treguar se bakteret si E.coli, salmonella dhe listeria mund të rrinë në frigorifer (sidomos në mbeturinat e ushqimit dhe në kutinë e frutave) dhe të shkaktojnë helmim potencial ushqimor, dhimbje abdominale dhe simptoma të gripit. Si ta pastroni atë: ideale do të ishte të jepni një kalim javor në rafte, ndërsa çdo tre muaj ju nevojitet një pastrim më i thellë, me detergjent të veçantë dhe ujë të nxehtë me sapun. Dhe mos harroni filtrin dhe pjesën e derës.

LAVATRIÇJA
Temperaturat e ulëta të larjes dhe detergjentet pa zbardhues lejojnë që mikrobet dhe bakteret të mbijetojnë brenda makinës larëse. Nuk është rastësi që gjurmët e E.coli dhe Staphylococcus aureus janë gjetur në 44% të tyre. Si ta pastroni atë: Çdo muaj lavatriçja duhet të dezinfektohet, por nëse ka erë të keqe, është mirë të parashikoni sanitizimin. Pasi të hiqet sirtari i detergjentit, e lajmë me ujë të nxehtë me sapun dhe më pas me një furçë dhëmbësh të vjetër që heqim mykun dhe papastërtinë, pastaj vendoseni përsëri në vend dhe krijoni një cikël bosh. Në fund të larjes, mos harroni të hapni lavatriçen dhe thani si shportën, ashtu edhe rondelën e gomës.

PJATALARËSJA
Megjithëse temperaturat e larta mund të arrihen brenda pjatalarëses, kjo nuk parandalon formimin e baktereve të tilla si pseudomonas dhe acinetobacter, të cilat mund të shkaktojnë infeksione te njerëzit me sistem imun të komprometuar. Sikur të mos mjaftonte, mbetjet e ushqimit në kullim mund të bllokojnë rrjedhën e ujit dhe kjo, e kombinuar me nxehtësinë dhe lagështinë, mund të shkaktojë formimin e mykut. Si ta pastroni atë: gjëja e parë që duhet kontrolluar është kullimi, i cili duhet të hiqet (duke ndjekur udhëzimet) dhe larë në lavaman me një furçë dhëmbësh të vjetër, pastaj deri te spërkatësit, të cilët kalohen me detergjent të lëngshëm, duke e drejtuar ujin në eliminimin e çdo depozite. Një herë në muaj bëhet një pastrim më i plotë i pajisjes, duke vendosur një filxhan uthull të bardhë në raftin e sipërm dhe duke bërë një cikël vakum në temperaturën maksimale.

FURRA
Akumulimi i yndyrave dhe papastërtia është ideale për rritjen bakteriale: jo çuditërisht, një studim ka zbuluar se ka më shumë mikrobe në dorezat e furrës sesa tek ulësja e tualetit. Si ta pastroni: Çdo javë dera e furrës duhet pastruar, ndërsa një herë në muaj është e nevojshme të kryeni një pastrim më të plotë të pajisjes, duke përdorur një detergjent specifik ose një përzierje të ujit të nxehtë dhe lëngut për larjen e enëve, pa lënë pas dore dorezën e famshme.

MIKROVALA
Mbetjet e ushqimit janë ushqimi i preferuar i baktereve, sidomos E.coli dhe salmonelës nëse tentoni të përdorni furrën me mikrovalë për të shkrirë mishin e papërpunuar. Si ta pastroni: përdorni ujë të nxehtë dhe lëngje për larjen e enëve ose të zieni një tas me ujë dhe limon ose ujë dhe uthull, atëherë le të veprojë avulli për rreth 15 minuta, pastaj përdorni një leckë (jo gërryese) në muret e brendshme dhe në derë, ndërsa për pjesën e jashtme mund të përdoret një produkt antifungal.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


AKEP tender të ri frekuencash me vlerë 22 milion euro, pritet rritja e shpejtësisë së internetit

AKEP tender të ri frekuencash me vlerë 22 milion euro, pritet rritja e shpejtësisë së internetit

Pajisjet shtëpiake që mund të jenë të rrezikshme nëse nuk i pastroni

Pajisjet shtëpiake që mund të jenë të rrezikshme nëse nuk i pastroni

Arra braziliane – sa bën të hamë brenda një dite

Arra braziliane – sa bën të hamë brenda një dite

Orët inteligjente të Fossil vinë me Google Play dhe sensorë për matjen e rrahjeve të zemrës

Orët inteligjente të Fossil vinë me Google Play dhe sensorë për matjen e rrahjeve të zemrës

Komisioni Evropian kërkon implementimin e një karikuesit të përbashkët telefonësh

Komisioni Evropian kërkon implementimin e një karikuesit të përbashkët telefonësh

Dorëzohet Real Madridi, Kovacic drejt Chelsea në huazim

Dorëzohet Real Madridi, Kovacic drejt Chelsea në huazim

Si 16-vjeçar filloi të mbjell çdo ditë drunj, pas 39 viteve e shndërroi ishullin në një pyll ku jetojnë tigrat dhe elefantët (Foto)

Si 16-vjeçar filloi të mbjell çdo ditë drunj, pas 39 viteve e shndërroi ishullin në një pyll ku jetojnë tigrat dhe elefantët (Foto)

Klubet që kanë shpenzuar më së shumti deri më tani, Juve e para

Klubet që kanë shpenzuar më së shumti deri më tani, Juve e para

Bletët frymëzojnë hulumtuesit e dronëve

Bletët frymëzojnë hulumtuesit e dronëve

“Ju e doni një kombëtare tjetër”, Valon Behrami: Gjithmonë kanë bërë dallime mes shqiptarëve dhe të tjerëve

“Ju e doni një kombëtare tjetër”, Valon Behrami: Gjithmonë kanë bërë dallime mes shqiptarëve dhe të tjerëve

Ushqimet që duhet t’i hani për t’u freskuar në ditët e nxehta të verës

Ushqimet që duhet t’i hani për t’u freskuar në ditët e nxehta të verës

Zyrtare: Pas 12 vjetëve te City, Joe Hart transferohet te Burnley

Zyrtare: Pas 12 vjetëve te City, Joe Hart transferohet te Burnley

Microsoft do të mbajë të gjallë Skype klasik edhe për ca kohë

Microsoft do të mbajë të gjallë Skype klasik edhe për ca kohë

Edhe pse është vetëm 12-vjeç, ndjek studimet në universitetin e mjekësisë

Edhe pse është vetëm 12-vjeç, ndjek studimet në universitetin e mjekësisë

15 këshilla për të jetuar një jetë të shëndetshme

15 këshilla për të jetuar një jetë të shëndetshme

Chelsea paguan klauzolën 100 milionë euroshe të portierit Jan Oblak

Chelsea paguan klauzolën 100 milionë euroshe të portierit Jan Oblak