Pajisja që shërben si pasqyrë, tregon detajet dhe mangësitë e fytyrës (Video)

E publikuar: 17/07/2018 03:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pajisja që kontrollohet me zë dhe u tregon përdoruesve për çdo rrudhë, linjë jo të mirë, apo shenjë të pakëndshme, është cilësuar si e rrezikshme nga ekspertët që merren me çështjet mendore.

HiMirror Mini që do të kushtojë 270 euro kur të dalë në shitje në shtator, fotografon fytyrën e përdoruesit dhe pastaj analizon përgjithësisht shëndetin, qartësinë, qëndrueshmërinë, teksturën dhe shkëlqimin, transmeton Telegrafi.

Të gjitha katëgoritë vlerësohen nga zero deri në 100, me maksimumin që tregon për lëkurë fytyre perfekte.

Në të njëjtën kohë, pajisja sugjeron regjimin për përmirësimin e lëkurës dhe ofron rezultate të cilat mund të bëhen vetëm në klinikat për përmirësim, pa pasur parasysh koston që pason.

Ekspertët dhe organizatat që merren me çështje mendore, konsiderojnë se kjo vetëm i bën presion përdoruesve, ndërsa është potencialisht i dëmshëm për ata me mungesë vetëbesimi dhe probleme të ndryshme mendore.

Sipas tyre, kjo pajisje që merret vetëm me pamjen, sikur dukja dhe paraqitja të jetë gjithçka, vlerësohet si e dëmshme dhe e rrezikshme.

“Që kur u paraqit pasqyra e famshme te Borëbardha, gratë kanë nisur ta shikojnë fytyrën me vëmendje shumë më të madhe, teksa xhelozonin tjerat që duken më mirë”, ishte një prej komenteve të shumta.

Megjithëse është krijuar që të shërbejë për të mirë, Himirror Mini ka marrë kritika dhe vlerësime negative, andaj nuk do t’ju shitet dhe nuk mund të mbledhë të dhëna për përdorueset nën moshën 13-vjeçare.

Por, duket se kërkesa për të do jetë e madhe, sepse japë këshilla se si duhet bërë grimin që të përshtatet sa më shumë me fytyrën tuaj dhe ndriçimin e hapësirës ku do qëndroni. /Telegrafi/