Pajisja që ndihmon personat të përqendrohen në punë dhe lexim në një ambient të zhurmshëm (Video)

E publikuar: 05/11/2018 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania Panasonic ka krijuar një pajisje që ndihmon njerëzit të mos shpërqendrohen nga shokët, derisa janë duke punuar në zyrë apo mësuar në bibliotekë.

Pajisja kushton 260 dollarë dhe vendoset rreth kokës dhe mbulon pjesën anësore të syve, duke ia lehtësuar kështu punën çdo personi si nga rrezet e diellit ashtu edhe nga shpërnqëdnrimi i shokëve, transmeton Telegrafi.

Panasonic ka menduar edhe për zërin e lartë të muzikës ku me këtë pajisje redukton për 50 për qind, duke i dhënë “qetësi” absolute personave që duan koncentrim.

Pajisje është krijuar në laboratorin futuristik të Panasonic në bashkëpunim me dizajnerin e famshëm të modës Kunihiko Morinaga.

Ajo mund të përdoret edhe derisa jeni para kompjuterit, pasi materiali i kësaj pajisje përmban një materie që minimizon kontaktin me rrezet e monitorit, duke bërë kështu që sytë të jenë më të pushueshëm. /Telegrafi/