Paguan 3,600 funte për kamionin e vjetër, çifti investuan 23 mijë tjera dhe e shndërruan në shtëpinë e ëndrrave (Foto)

E publikuar: 22/10/2018 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift ka arritur që kamionin e vjetër ta shndërroi në shtëpinë e ëndrrave me rrota, dhe atë për vetëm 23 mijë funte.

Martin Hill, 38-vjeç dhe Iona Stewart, 27-vjeçe, blenë kamionin e vjetër për të kursyer para për akomodim gjatë udhëtimit të tyre në Evropë, transmeton Telegrafi.

Dyshja e kishin blerë në eBay për vetëm 3,600 funte, dhe për ta shndërruar në shtëpinë e ëndrrave investuan 20 mijë funte. Transformimi i këtij kamioni u mori atyre pesë muaj brenda të cilët futën gjithçka që i nevojitet një shtëpie.

Martin tani e ka shitur shtëpinë e tij në Nottingham, për të shëtitur nëpër Evropë me kamionin e shndërruar në shtëpi me rrota. Dyshja ishin takuar gjatë pushimeve në një resort të skijimit në alpet franceze.

Brenda rimorkios së kamionit nuk mungon asgjë, duke filluar nga dhoma e gjumit, e ditës, tualeti, kuzhina e shumë orendi moderne që i bëjnë ata të mos e ndjejnë mungesën e shtëpisë që e shitën. /Telegrafi/