Pagat në Telekom, marramendëse (Video)

E publikuar: 21/05/2018 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lufta për të qenë pjesë e Telekomit duket se ka një arsye.

Kjo lidhet me të ardhurat që kanë ata që angazhohën në këtë ndërmarrje.

Kryeshefi ekzekutiv ka pagën mujore 5 mije e 182 euro ndërsa në vit i bie të marrë më shumë se 60 mijë euro, raporton Frontal, në T7.

E punët mirë i ka kushdo që punon si zyrtar kryesor financiar në Telekomin e Kosovës.

Kjo pozitë është e përcaktuar të paguhet hiç më pak se 3 mijë e 12 euro cdo muaj, që poashtu siguron një pagë të mirë edhe vjetore.

E të jesh sekretar në Telekomin e Kosovës i ke të siguruara në muaj hiç më pak se 2 mijë e 993 euro.

Punët me keq si ka as drejtori i Marketingut në Telekomin e Kosovës.

Duke qenë se pagë vjetore është shuma prej 22 mijë e 500 euro i bie që në muaj personi që kryen këtë detyrë të paguhet rreth 1 mijë e 800 euro.

E personat që mbajnë pozitën e drejtorit në disa dikastere në Telekom në muaj marrin rreth 1 mijë e 900`shit duke arritur pagën vjetore mbi 23 mijë euro.

Por varësisht nga angazhimi që kanë këta drejtorë , paga arrin deri në 2150 euro në muaj.

E të jesh zyrtar i auditimit të brendshëm në Telekomin e Kosovës do të thotë që do paguhësh 2 mijë 938 euro në muaj.

E kohët e fundit është folur për ulje të pagave në Telekomin e Kosovës.

Megjithatë edhe me minus 40%, prapë këtyre pozitave nuk u bie të marrin pak para në muaj.