Paga minimale në Gjermani, më e ulta në Evropë: 9.19 euro në orë

16.02.2019 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Paga minimale në Gjermani, më e ulta në Evropë: 9.19 euro në orë

Pagat minimale janë rritur në të gjithë Bashkimin Europian, megjithatë, Gjermania renditet nga fundi i vendeve të Europës Perëndimore, sipas një raporti të fondacionit Hans Böckler.

Raporti tregoi se Gjermania rezultoi në vend të parafundit, me 9.19 euro për orë (10.35$),  pavarësisht rritjes me 35% më herët gjatë vitit. Gjermania mposhti vetëm Mbretërinë e Bashkuar, me një pagë minimale prej 7.83 paund që vlen tashmë 8.85 euro.

Megjithatë, kjo e fundit është rezultat i rënies së paundit nga referendumi për Brexit, përcjell Scan.tv. Pavarësisht se pagat gjermane ishin më të larta në krahasim me vendet e Europës Lindore e Jugore, punëtorët janë ende të cenuar nga varfëria.

Paga minimale, që arrin në rreth 1,146 euro në muaj pas taksave dhe kontributeve sociale,  mezi kalon kufirin e varfërisë dhe përbën vetëm 48% të të ardhurave mesatare kombëtare.

Për krahasim, vende si Turqia ofrojnë një pagë minimale prej rreth 74% të të ardhurave mesatare kombëtare, ndërsa në Portugali, shifra arrin në 61%.   Pavarësisht se Gjermania ka një reputacion për qiratë dhe kostot e lira të jetesës krahasuar me standardet e Europës Perëndimore, paga minimale ka mbetur pas.

Sipas raportit, rritja e pagës minimale arriti një mesatare prej 2.7% në 22 shtete, por rritja ishte më e ngadaltë në vendet perëndimore.

Më herët gjatë vitit, Ministri i Punës Hubertus Heil, lajmëroi se Gjermania do të përpiqet të caktojë një pagë minimale europiane, kur të marrë presidencën e Këshillit Europian në 2020.

Kjo do të afrojë Europën drejt objektivave të 2020-ës dhe do të nxjerrë 20 milionë njerëz nga rreziku i varfërisë. Nga ana tjetër, një trend rritës i pagës minimale është vëzhguar në vendet jugore dhe lindore.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj e ripërsërit: Shkëmbimi i territoreve, ide ruse e serbe

Haradinaj e ripërsërit: Shkëmbimi i territoreve, ide ruse e serbe

Haradinaj deklarohet pas fjalëve të Britanisë së Madhe kundër prekjes së kufijve

Haradinaj deklarohet pas fjalëve të Britanisë së Madhe kundër prekjes së kufijve

Deklarohet Radojiçiq: Po, jam takuar edhe me Thaçin, edhe me Haradinajn

Deklarohet Radojiçiq: Po, jam takuar edhe me Thaçin, edhe me Haradinajn

Djegia e mandateve sjell përplasje edhe në PE. Doris Pack: Masa ndaj Fleckenstein, nëse…

Djegia e mandateve sjell përplasje edhe në PE. Doris Pack: Masa ndaj Fleckenstein, nëse…

Britania e Madhe: Prekja e kufijve, e rrezikshme

Britania e Madhe: Prekja e kufijve, e rrezikshme

Kërkesë për paraburgim ndaj personit që dyshohet që ka sulmuar bashkëshorten dhe nënën e tij

Kërkesë për paraburgim ndaj personit që dyshohet që ka sulmuar bashkëshorten dhe nënën e tij

Veseli: Askush dhe asgjë nuk mund të na ndajë me SHBA-të

Veseli: Askush dhe asgjë nuk mund të na ndajë me SHBA-të

Qeveria ndan 100 mijë euro për themelimin e Qendrës Përkujtimore “Bllaca 1999”

Qeveria ndan 100 mijë euro për themelimin e Qendrës Përkujtimore “Bllaca 1999”

Kosova radhitet lart në indeksin e Bankës Botërore për politikëbërje

Kosova radhitet lart në indeksin e Bankës Botërore për politikëbërje

Pas zgjidhjes së emrit, fokusi në përmbushjen e reformave

Pas zgjidhjes së emrit, fokusi në përmbushjen e reformave

Kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Këshilli për Trashëgimi Kulturore reagon rreth Kullës së Sulejman Vokshit

Këshilli për Trashëgimi Kulturore reagon rreth Kullës së Sulejman Vokshit

Hoti nënshkruan memorandum me Universitetin e Ferizajt

Hoti nënshkruan memorandum me Universitetin e Ferizajt

Haziri: Jemi afër për t`i zgjidhur problemet që ky qytet i ka trashëguar me shekuj

Haziri: Jemi afër për t`i zgjidhur problemet që ky qytet i ka trashëguar me shekuj

Ministrja Hoxha autorizohet për të nënshkruar fondet e IPA 2018 si dhe raportoi për zbatimin e  MSA-së

Ministrja Hoxha autorizohet për të nënshkruar fondet e IPA 2018 si dhe raportoi për zbatimin e MSA-së

Haradinaj: Taksën e kemi vendosur si koalicion, jam duke e mbrojtur në emër të të gjithëve

Haradinaj: Taksën e kemi vendosur si koalicion, jam duke e mbrojtur në emër të të gjithëve