Padit gruan, për fëmijët e shëmtuar

E publikuar: 07/08/2017 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kinez është ndarë nga bashkëshortja dhe e ka paditur atë duke i kërkuar si dëmshpërblim një vlerë prej 120 mijë dollarësh, me akuzën se ka sjellë në jetë fëmijë të shëmtuar.

Ai tha se fëmija i tretë doli shumë i shëmtuar, dhe kjo sipas burrit ndodhi sepse ajo e kishte tradhtuar atë dhe se fëmija nuk i ngjante aspak atij.

Por gruaja u detyrua të tregonte të vërtetën, që ishte se ajo i ishte nënshtruar një operacioni plastik prej 100 mijë dollarësh, pasi ishte shumë e shëmtuar para se të njihej me burrin.

Më e çuditshmja e gjithë kësaj është se gjykata kineze ia pranoi burrit kërkesën.