Padia ndaj Dvoranit, Presidenca: Po administrohen prova të reja, do publikojmë dhe një video

16.11.2019 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Padia ndaj Dvoranit, Presidenca: Po administrohen prova të reja, do publikojmë dhe një video

Një ditë pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta paralajmëroi se ditën e hënë do të bëjë kallëzim penal ndaj kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, Presidenca njofton sot se po mblidhen të tjera fakte.

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, në një postim në Facebook shprehet se nuk përjashtohet mundësia për të paditur edhe persona të tjerë për shkeljet e bëra ndaj Kushtetutës.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se ditët në vijim do të publikohet edhe një video, sipas tij me prova të pakundërshtueshme, për të evidentuar veprimet antiligjore të kreut të KED-së, Ardian Dvoranit.

Presidenti Meta e akuzon Ardian Dvoranin se ka kryer akt mafioz duke shkaktuar një gjendje antikushtetuese në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi:

Të dashur kolegë gazetarë që më pyesni vazhdimisht a do të bëhet ditën e hënë kallëzimi penal i paralajmëruar nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, ju konfirmoj me përgjegjësi maksimale se:

Pa asnjë diskutim, ditën e hënë do të bëhet kallëzimi penal, madje po administrohen prova të reja përvëluese, që shtojnë mundësinë për të patur edhe padi për persona e zyrtarë të tjerë.

Gjithashtu, ju bëj me dije se brenda javës Institucioni i Presidencës do të publikojë një VIDEO me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që të mos ngelet asnjë analfabet në planet, i cili të mos e kuptojë dhunimin që një bandë ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Kjo VIDEO me prova të pakundërshtueshme, do zbulojë fytyrën e vërtetë të një individi të papërgjegjshëm, i cili guxoi në mënyrë të tmerrshme kriminale t’i përvetësojë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, që as noterja e nderuar znj.Miranda Xhemalçe nuk pranoi ta bënte, pasi e dinte shumë mirë se betimi me dorën mbi Kushtetutë bëhet vetëm në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe askund tjetër.

Përveçse në gjuhën tonë të bukur shqipe, kjo VIDEO, po përgatitet edhe në anglisht, në gjermanisht, në italisht, në frëngjisht, dhe në disa gjuhë të tjera europiane, në mënyrë që të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, që janë të interesuar, jo vetëm për realizimin me sukses të Reformës në Drejtësi, që u votua me konsensus, por edhe që janë kaq të shqetësuar për problemet skandaloze të funksionimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, të mos mashtrohen më.

Në këtë mënyrë, jo vetëm mbrojmë Kushtetutën e Republikës dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë, por edhe tregojmë përgjegjshmëri për të gjithë taksapaguesit e vendeve partnere, që paguajnë aq shtrenjtë që ky vend i NATO-s dhe nesër i BE-së, të arrijë standardet e tyre, të shtetit ligjor dhe të demokracisë. /tvklan.al

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mjekët të lodhur nga Covid-19: Edhe ne jemi fëmijë e nëna të dikujt

Mjekët të lodhur nga Covid-19: Edhe ne jemi fëmijë e nëna të dikujt

OBSH nuk ndan fonde në bazë të numrit të vdekjeve nga Covid-19

OBSH nuk ndan fonde në bazë të numrit të vdekjeve nga Covid-19

Tiranë: Këshilli Politik pritet të rimblidhet në fillim të javës

Tiranë: Këshilli Politik pritet të rimblidhet në fillim të javës

E diela, ditë zie në Gjilan

E diela, ditë zie në Gjilan

Kurz: Bisedimet për fondin e rimëkëmbjes në drejtimin e duhur

Kurz: Bisedimet për fondin e rimëkëmbjes në drejtimin e duhur

Conte: Dakordësia për planin e rimëkëmbjes më e ndërlikuar nga sa pritej

Conte: Dakordësia për planin e rimëkëmbjes më e ndërlikuar nga sa pritej

​Vdes një 46 vjeçar me Covid-19, viktima e tetë nga Gjilan

​Vdes një 46 vjeçar me Covid-19, viktima e tetë nga Gjilan

Macron dorëzohet ndaj Jelekëve të Verdhë, shtyn reformën e kontestuar të pensioneve

Macron dorëzohet ndaj Jelekëve të Verdhë, shtyn reformën e kontestuar të pensioneve

Guterres: Bota ndodhet në një pikë kritike për shkak të pandemisë

Guterres: Bota ndodhet në një pikë kritike për shkak të pandemisë

Dua i bashkëngjitet peticionit të kosovarëve për Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

Dua i bashkëngjitet peticionit të kosovarëve për Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

Edhe një foshnje del e infektuar me Covid-19 në Kosovë

Edhe një foshnje del e infektuar me Covid-19 në Kosovë

Rama publikon foton e Thaçit: Askush nuk do të rishkruajë dot historinë e lirisë sonë

Rama publikon foton e Thaçit: Askush nuk do të rishkruajë dot historinë e lirisë sonë

​Hoti: Qasja jonë në dialog është legjitime dhe e vetmja

​Hoti: Qasja jonë në dialog është legjitime dhe e vetmja

​Vdes edhe personi i plagosur në Repë

​Vdes edhe personi i plagosur në Repë

Gjermani, ”Fosun Pharma” teston në Kinë një vaksinë antiCovid-19

Gjermani, ”Fosun Pharma” teston në Kinë një vaksinë antiCovid-19

Irani dorëzon kutitë e zeza të avionit të rrëzuar ukrainas

Irani dorëzon kutitë e zeza të avionit të rrëzuar ukrainas