Pacquiao kërkon revansh ndaj Mayweather

E publikuar: 29/10/2015 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manny Pacquiao kërkon ta mbyllë karrierën me një tjetër sfidë kundër Floyd Mayweather. Filipinasi që ka planifikuar tërheqjen nga ringu në muajin Prill, synon një tjetër përballje gjigandësh si ajo e muajit Maj ku amerikani e mposhti falë vendimit të arbitrave. Edhe pse Mayweather ka njoftuar tërheqjen përfundimtare, boksieri aziatik shpreson që kampioni i peshave super të mesme ta kthejë vendimin për një sfidë të fundit. “Nuk kam gjetur ende asnjë kundërshtar por po negocioj një sfidë tjetër me Mayëeather, shpresoj që të realizohet”, shkruan Pacquiao në faqen e tij në Facebook edhe pse një gjë e tillë do të jetë e vështirë. Puna për të organizuar një tjetër ndeshje ka nisur, por më shumë se fjalët për ta bindur amerikanin, duhet një çek me 9 zero pasi Mayweather ka barazuar rekordin e Rocky Marcianos me 49 fitore rresht dhe një disfatë e mundshme për të prishur këtë ecuri, duhet të justifikohet me një premtim faraonik. Aktualisht Pacquiao është i impenjuar në politikë por kërkon ta mbyllë karrierën me një sfidë të paharrueshme pas asaj disfate të hidhur disa muaj më parë në Las Vegas. Gjithsesi, alternativat për një emër tjetër nuk mungojnë, ata janë amerikanët Terence CraWford e Timothy Bradley por edhe britaniku me origjinë pakistaneze, Amir Khan e meksikani Mànuel Marquez. Pacquiao është i vetmi boksier që në historinë e këtij sporti ka fituar tituj në 8 kategori peshash të ndryshme.