Pacolli: Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

E publikuar: 22/06/2018 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Konfederatës zvicerane, Ignazio Cassis, ku kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të kultivimit të mëtejmë të bashkëpunimit me shtetin zviceran.

“Sot, në kuadër të turneut tim, për të fuqizuar politikën e jashtme të Kosovës, kisha nderin të takohem me Ministrin e Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane, Dr. Ignazio Cassis. Me Ministrin z. Cassis zhvilluam një bisedë të gjatë ku trajtuam tema aktuale që lidhen me marrëdhëniet tona bilaterale, në interes të vendeve tona dhe ne funksion të kultivimit të mëtejmë të bashkëpunimit me shtetin zviceran. Zvicra, si gjithmonë do të vazhdojë të mbështetë Kosovën në të gjitha drejtimet, çofshin ato të karakterit ekonomik apo politik”, ka shkruar ai në facebook.