Pacolli i zhgënjyer nga dështimi për miratimin e rezolutës për Haradinajn

E publikuar: 11/01/2017 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një statusi në Facebook ka thënë që është një zhgënjim që Parlamenti i Kosovës nuk arriti të miratojë rezolutën për Ramush Haradinajn.

“Është zhgënjyese që Parlamenti i Kosovës nuk e miratoi rezolutën për Ramush Haradinaj. Të gjithë folën, të gjithë premtuan e në fund dështuan.

Kjo është realisht situata jonë”, ka shkruar Pacolli.