Pacolli: Viti 2018, vit i regresit në politikën e jashtme

E publikuar: 20/12/2018 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të Kosovës përgjatë vitit 2018 raporton “Zeri.info”.

Pacolli në një konferencë për media tha se Kosova ka shënuar vetëm regres në politikën e jashtme duke përmendur kështu mos heqjen e vizave, mos anëtarësimin në asnjë organizatë botërorë, ngecjen e dialogut me Serbinë, si dhe mos sigurimin e njohjeve të reja.

“Kemi kaluar një vit e tepër të pazakontë në politikën e jashtme me probleme që kërkojnë shumë mund të rikuperohen. Politika e jonë e jashtme nuk ka shënuar asnjë përparim. I tërë viti ka qenë një regres për Kosovën në Politikën e jashtme”, theksoi Pacolli.

Ajo mes tjerash tha se presidenti Thaçi e ka dëmtuar sovranitetin e Kosovës/zeri.info