Pacolli: Trump do të jetë i ashpër me të korruptuarit në Kosovë

E publikuar: 28/01/2017 18:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Biznesmeni e kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka komentuar raportin e publikuar të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, duke thënë se kishte paralajmëruar se qytetarët e Kosovës nuk kanë pse brengosen se Trump po vjen në krye të SHBA-ve.

“Të dashur miq, ashtu siç edhe ju kam thënë, Kosova dhe qytetarët e saj duhet të ndjehen jashtëzakonisht mirë me presidentin Donald Trump. Siç mund ta shihni edhe në këtë raport të sekretarit të mbrojtjes së SHBA James Mattis drejtuar senatit, Kosova fuqishëm është në agjendën dhe planet e presidentit Trump. Madje në këtë raport mund ta shihni vendosmërinë e administratës së presidentit Trump për ta mbrojtur Kosovën”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka shprehur bindjen se presidenti Trump do të sjellë efekte pozitive edhe në luftën kundër korrupsionit në Kosovë.

“Nga kontaktet që kam pasur në Washington gjatë periudhës së inaugurimit të presidentit kam marrë sinjale që administrata Trump do të jetë shumë rigoroze me të korruptuarit në Kosovë. Po e ripërsëris edhe njëherë: Donald Trump do të jetë njëri ndër presidentët më të mirë të SHBA dhe do të sjellë shpresë për vendet tjera të botës”, ka shtuar Pacolli./Gazeta Express/