Pacolli tregon se si ia verbuan djalin në repartin e neonatologjisë nga pakujdesia

E publikuar: 31/03/2016 18:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se si djali i tij, që sot i mbush 14 vjet, ishte verbuar nga pakujdesia në repartin e neonatologjisë. Ai ka shkruar se fatin e tij e parën edhe 3 fëmijë të tjerë, po atë vit. Pacolli ka lutur institucionet e Kosovës që të kenë kujdes më shumë për shëndetësinë.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Sot, djali im Arbreshi feston ditëlindjen e tij të 14, i cili nga lindja është i verbër me elemente autizmi. Ai nuk lindi në gjendje të tillë por u verbua nga pakujdesia në repartin e neonatologjisë. Po atë vit, fatin e tij të keq e patën edhe 3 fëmijë të tjerë. Për këtë pakujdesi që ka vazhduar dhe ende po vazhdon është përgjegjës shteti dhe nga kjo pakujdesi po vuan populli.

Për këtë ditëlindje im bir sjell një këngë të cilën e realizoi së bashku me këngëtarin e mirënjohur Mentor Mripa.
Të gjithë prindërve që kanë fëmijë me nevoja të veçanta ju drejtohem që fëmijët e tyre ti përkrahin dhe tu japin vullnet që ti angazhojnë aty ku ata e gjejnë më së miri vetën. Ndërsa shteti i Kosovës duhet të bëjë më shumë në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të të gjithë qytetarëve të vendit të tyre, sepse nga një pakujdesi momentale një familje mundë t`i vuaj pasojat gjatë gjithë jetës. Rr.P.