Pacolli tregon se Gashit pas largimit nga detyra e ministrit do t’i jepet një post tjetër

E publikuar: 15/10/2018 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bejtush Gashi është liruar sot nga detyra e Ministrit të Brendshëm.

Pavarësisht kësaj ai nuk do të mbetet duarthatë, së paku nga ajo që ka thënë Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, përcjell Klan Kosova.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Në kuadër të riorganizimit të përgjegjësive institucionale, sot me propozimin tim si president i AKR-së, i kam adresuar Kryeministrit të Kosovës z .Ramush Haradinaj një kërkesë për të emëruar z.Fatmir Matoshi, Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe z. Ekrem Mustafa, Ministër të Punëve të Brendshme”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Dua të falënderoj për kontributin e tij të deritashëm z.Bejtush Gashi i cili në ditët në vijim do të marrë një përgjegjësi të rëndësishme institucionale, në funksion të realizimit të objektivave tona qeverisëse”, ka shtuar ai.