Pacolli tregon arsyen e vendimit për 10 përqindëshin në importin e mallrave nga Serbia

E publikuar: 06/11/2018 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka vendosur masë 10 për qind në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Pas këtij vendimi që mori qeveria në mbledhjen e ditës së sotme, kjo masë ka hyrë në fuqi menjëherë nga Qeverisa e Kosovës, raporton lajmi.net.

Pas këtij vendimi të Qeverisë, zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka treguar arsyen përse Qeveria e Kosovës e ka marrë një vendim të tillë për mallrat që vijnë nga Serbia.

Sipas Pacollit, duke e parë gjuhën dhe propagandën e Serbinë karshi Kosovës në të gjitha institucionet, në këtë mënyrë Kosovës i është humbur durimi dhe se me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vënien e masave të importit ndaj Serbisë, ka mbaruar durimi, përcjell lajmi.net.

“Ka kohë që në vazhdimësi e përsërisë që kësaj sjellje skandaloze dhe anti-evropiane të Serbisë do t’i vie fundi, dhe se për gjithçka ka një pikë ku durimi prek fundin. Pikërisht sot, me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vënien e masave të importit ndaj Serbisë, ka mbaruar durimi. Pikërisht sot, ka filluar aplikimi i një qasje proporcionale, dhe nëse është nevoja edhe përshkallëzuese, përmes së cilës Serbia do ta kuptojë që për cilëndo sjellje të saj negative, dëmtuese, dhe cenuese ndaj Kosovës, do të ketë një çmim të cilin do ta paguaj fillimisht ajo”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli. /Lajmi.net/

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Pacollit:

Ka kohë që në vazhdimësi i informoj institucionet evropiane për sjelljen skandalozë të Serbisë dhe institucioneve të saj kundër lirive njerëzore dhe atyre ekonomike të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ka kohë që në të gjitha forumet, në të gjitha takimet, vazhdoj ta shtrojë çështjen e sjelljes skandaloze të diplomacisë serbe përkitazi me propagandën dhe lajmet e rreme të regjimit jo demokratik në Serbi.

Ka kohë që në vazhdimësi e përsërisë që kësaj sjellje skandaloze dhe anti-evropiane të Serbisë do t’i vie fundi, dhe se për gjithçka ka një pikë ku durimi prek fundin.

Pikërisht sot, me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vënien e masave të importit ndaj Serbisë, ka mbaruar durimi.

Pikërisht sot, ka filluar aplikimi i një qasje proporcionale, dhe nëse është nevoja edhe përshkallëzuese, përmes së cilës Serbia do ta kuptojë që për cilëndo sjellje të saj negative, dëmtuese, dhe cenuese ndaj Kosovës, do të ketë një çmim të cilin do ta paguaj fillimisht ajo.

Kjo praktikë vlen për tregti, për ekonomi, për drejtësi, për siguri, do të vlejë edhe për politikë të jashtme dhe diplomaci.

Të durosh është forcë, por të veprosh me durim është mençuri.

Nga sot fillojnë masa specifike të veprimit me durim.