Pacolli: T`i zgjidhim problemet e trashëguara me Serbinë

E publikuar: 12/04/2019 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në Sesionin Plenar të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Varshavë nën bashkëdrejtimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Polake, Jacek Czaputoëicz dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Maas.

Në këtë takim Pacolli ka theksuar progresin e Kosovës në zgjidhjen e çështjeve me fqinjët tanë, si dhe theksova nevojën që t’i zgjidhim problemet e trashëguara me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ai në Facebook ka shkruar poashtu se gjatë këtij Sesioni, në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Austrisë, Bullgarisë, Rumanisë, Sllovenisë, Komisionit Evropian, Bashkimit Evropian dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunim, ka theksuar edhe nevojën e lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë pa viza në Bosnje Hercegovinë dhe në Zonën Schengen.

“E vetmja rrugë para për rajonin është komunikimi i lirë dhe i mirë mes qytetarëve tanë, andaj Republika e Kosovës është e përkushtuar që të gjej zgjidhje për të lehtësuar këtë proces”, ka shkruar ai.