Pacolli thotë se në Munih është lobuar për vizat

E publikuar: 16/02/2019 21:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në një postim në Facebook ka thënë se në Konferencën e Sigurisë së Munihut kanë lobuar për liberalizimin e vizave.

“Konferencës së Sigurisë së Munihut i erdhi fundi”, ka shkruar Pacolli, duke shtuar se, “ishte një ngjarje e rëndësishme për të treguar praninë e Kosovës dhe për të takuar dhe diskutuar me udhëheqësit botërorë rreth mundësive dhe sfidave tona”.

Pacolli thotë se liberalizimi i vizave është kthese për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Kemi përdorur prezencën për të lobuar për liberalizimin e vizave për Kosovën si pikë kthese të marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE-së dhe gjithashtu të takohem me miqtë dhe partnerët e Kosovës. Sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa dhe bota po na ndikojnë gjithashtu, por së bashku jemi të fortë dhe vetëm përmes bashkëpunimit dhe afrimit me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën mund t’i kapërcejmë këto sfida”, ka shkruar Pacolli.