Pacolli thotë se ka ngritur zërin nga 2007-ta për atë që SHBA-ja po potencon tani

E publikuar: 19/06/2020 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se çështjen që po e potencojnë tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, do të thotë përmes zhvillimit ekonomik, ai e ka ngritur në vitin 2007, shkruan Gazeta Sinjali.

Pacolli thotë se udhëheqësit e tjerë të Kosovës mendonin ndryshe, por sipas tij, koha tregon se kush ka pasur të drejtë.

“…që nga viti 2007 e këndej jam duke ngritur zërin se vetëm duke filluar nga ekonomia (këtë që tani SHBA po e potencon), fillon edhe zgjidhja politike e problemit me Serbinë. “Patriotët”, popullistët dhe gjithë ata që kishin timonin në dorën e tyre, mendonin ndryshe. Do të tregon koha kush kishte të drejtë. Një është e sigurt, unë kam qenë pasagjer në autobusin që është drejtuar nga të tjerët, drejtim ky (sado i keq që ka qenë) ka qenë më i mirë se ngecja apo bllokada, dhe për këtë kam kontribuar për çka nuk pendohem”, ka shkruar Pacolli në Facebook

Përveç në politikë, Pacolli thotë se ka kontribuar edhe në aspektin humanitar. Përmes fondacionit të tij, që nga viti 2007, Pacolli thotë se ka dhuruar më shumë se 33 milionë euro.

“Sa i përket investimeve, nga viti 2002 deri tani vetëm në Kosovë janë krijuar mbi 5000 vende pune permanente duke mos kalkuluar fare punësimet e bashkatëdhetarëve tonë jashtë Kosovës. Janë shumë fabrika në Kosovë dhe shumica prej tyre janë edhe lidër në eksport jashtë Kosovës”, ka shkruar ai.

Këtë reagim, lideri i AKR-së thotë se e bëri pas komenteve të shumta dhe pyetjeve të vazhdueshme të ndjekësve të tij, se “Pse nuk investon në Kosovë?”./GS/