Pacolli thotë se diplomacia e Kosoves s’po bën sa duhet për anëtarësim në UNESCO e Interpol

E publikuar: 23/07/2017 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, po vazhdon të shprehet në FB se përfaqësuesit diplomatik të diplomacisë kosovare nuk janë aktiv për antarësimin e shtetit tonë në UNESCO e INTERPOL.
Pacolli ka citur ministrin e jashtëm, Enver Hoxhaj, se Kosova i ka bërë përgaditjet e duhura dhe i ka votat per anëtarsim. Pastaj ka thënë se Kosova ne Konferencën e ardhshme as nuk ka aplikuar per antarsim dhe as nuk do të diskutohet për një anëtarësim të mundshëm.

“Pse ministër nuk po ju tregoni këtë qytetareve te Kosoves? Para pak ditësh në mënyrë bombastike thatë se nuk keni lënë shtet pa e vizituar dhe se cdo gje eshte gati,” i kemi numrat””, i është drejtuar Pacolli, Hoxhajt.

Madje Pacolli është shprehur skeptik nëse Kosova do të mund të anëtarësohet në shtator në Interpol.

“Po frikësohem se e njejta do te ndodhë edhe me Interpolin ne shtator ne Peking!!!!”, përfundon ai. /Express/