Pacolli takon ambasadorin e ri të Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

E publikuar: 11/09/2019 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim kortezie ambasadorin e ri të Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Jens Erik Grondahl, duke i shprehur mirëseardhje në Kosovë.

Në takim të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Pacolli vuri në dukje marrëdhënien bilaterale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve. Gjatë takimit, ministri Pacolli, i ka konfirmuar vullnetin e Kosovës, për thellimin e mëtejmë të raporteve miqësore ndërmjet dy vendeve.