Pacolli takohet me Presidentin e Italisë Mattarella, Italia do të mbështet fuqishëm Kosovën

E publikuar: 06/07/2018 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vazhdën e vizitave nëpër kryeqytetet evropiane dhe me qëllim të faktorizimit ndërkombëtarë të Kosovës, sot Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, vizitoi Republikën e Italisë.
Më këtë rast, kreu i diplomacisë kosovare u prit në një takim të veçantë nga Presidenti italian, Sergio Mattarella, në Pallatin Quirinale, selia e Presidencës.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës është siguruar se “Italia me gjithë fuqinë e vet do të mbështet paqësimin e rajonit, për një përfundim të suksesshëm të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë dhe shteti italian do të përkrahë çdo iniciativë, që qon në zgjidhjen e drejtë dhe marrëveshjen përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë”.

Tutje, shefi i shtetit italian e garantoi kreun e diplomacisë kosovare, që ai do të përdorë autoritetin e tij institucional edhe tek homologët e tij, që të ndihmojë Kosovën dhe rajonin drejt proceseve të integrimeve euro-atlantike.

Në vazhdim të bashkëbisedimit, Presidenti Italian ka mbështetur pikëpamjet e Zëvendëskryeministrit, Pacolli “se vetëm me zhvillimin ekonomik, investime nga jashtë dhe krijimin e mundësive sa më të shpejta për lirinë e lëvizjes së njerëzve, kapitalit dhe të mallrave mposhten tensionet politike dhe ndër-etnike”.