Pacolli: Suksesi nuk përbëhet nga fjalët, por nga veprat

E publikuar: 14/12/2017 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në hapësirat e Kolegjit AAB, në një sallë të stërmbushur me studentë, intelektualë dhe profesorë, Presidenti i Aleancës Kosova e Re z.Behgjet Pacolli ka promovuar librin e tij të radhës me titull “15 Parimet e Suksesit sipas Behgjet Pacollit”.

Fillimisht, disa fjalë për librin dhe personalitetin e z.Behgjet Pacolli, i thanë edhe panelstët e pranishëm në promovim; realizuesja e intervistave për librin znj.Mimoza Thaçi si dhe rektori i Kolegjit AAB z.Lulzim Tafa , të cilët vlerësuan kontributin e z.Pacolli si të jashtëzakonshëm.

Libri “15 parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit”, është një përmbledhje e një periudhe të jetës së tij, ku përmes eksperiencave të veta Pacolli synon motivimin e të tjerëve në rrugën drejt suksesit.
Lideri I AKR-së gjatë fjalimit të tij motivues para mysafirëve, foli për rrugëtimin e tij profesional, teksa shpjegoi mënyrat e shfrytëzimit të potencialit dhe kreativitetit të cilat shpiejnë një njeri drejtë suksesit.
AI rrëfeu para studentëve shumë momente interesante që ka pasur gjatë jetës së tij qysh nga fëmijëria e deri në ditët e sotme. Pacolli tha se çdo njeri që dëshiron të jetë i suksesshëm në jetë, duhet të ketë ide, të cilën duhet ta shndërrojë në praktikë. “Shndërrimi i një ideje në një projekt ka një parakusht: duhesh ta duash atë ide dhe rrjedhimisht ta shndërrosh atë në projekt. Prandaj, dashuria e madhe për punë, për të vepruar dhe për të krijuar, e dërgon njeriun drejt suksesit. Këto që i përmenda përbëjnë mbi 60% të mundësisë së suksesit, ndwrsa pjesa tjetër është dedikimi I kohës dhe investimet materiale”, tha Pacolli, duke shtuar se rruga e vetme drejtë suksesit është puna dhe angazhimi.

Në fund të këtij fjalimi motivues nga lideri i AKR-së , studentët patën mudësinë të bëjnë edhe pyetje për z.Pacolli nga i cili morën përgjigjet dhe qëndrimet e tij për çështje të ndryshme që lidhen me pikat e shpjeguara në këtë libër./Infosot/