Pacolli sheh se përfundimisht është këputur lidhja mes pozitës dhe opozitës

E publikuar: 10/03/2016 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është shprehur tejet i shqetësuar për këtë që po ndodh në Kuvendin e Kosovës.

“Konsideroj se edhe ai filli i hollë që ka mundur të jetë lidhshmëria mes opozitës dhe pozitës definitivisht është këputur dhe duhet të gjendet zgjidhje urgjente”, ka thënë Pcolli.

Sipas tij, nëse aktorët politikë të Kosovës kanë ndjenja për popullin dhe shtetin e tyre atëherë duhet (edhe në mes ndërmjetësuesve) të bisedojnë dhe të vendosin:

A) Zgjedhje të parakohshme në fillim te vitit 2017.

B) Opozita të kthehet në Kuvend dhe të bashkëpunojë në mënyrë që proceset të shkojnë përpara.

C) Gjatë këtij viti të përkryhen reforma zgjedhore dhe ligji për Presidentin.

“Kjo do të ishte një zgjidhje e ‘mesit të artë’ që do t’i konvenonte të gjithëve”, ka thënë Pacolli.