Pacolli: Rusia po asiston “fushatën” e Serbisë për mosnjohje të Kosovës

E publikuar: 10/09/2019 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së mërkurë, në një intervistë me Axios, Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli akuzoi Rusinë për ndihmë në një përpjekje serbe për të detyruar vendet afrikane që të revokojnë njohjen diplomatike të Kosovës. Pacolli pohoi se kjo është pjesë e një “fushate” në të cilin Serbia po harton letra diplomatike dhe po bën përpjekje që ti bind zyrtarët t’i nënshkruajnë ato pa kaluar procedurat, shpesh përmes akteve “kriminale”.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe që atëherë është njohur si shtet i pavarur nga 117 vende, duke përfshirë SHBA-në dhe pjesën më të madhe të BE-së. Serbia kundërshton ashpër pavarësinë e Kosovës dhe ka ndërmarrë një përpjekje të fshehtë për të bindur vendet e tjera që ta ndryshojnë këtë rrjedhë. Qëllimi është që numri i përgjithshëm i vendeve që njohin Kosovën të bie nën 97, ose sa gjysma e anëtarësimit në OKB. Ajo që së fundmi ka bërë bujë të madhe është kur ministri i jashtëm i Serbisë deklaroi se Republika Qendrore e Afrikës (CAR) kishte tërhequr njohjen e Kosovës.

Pacolli pohoi në një intervistë se kjo është pjesë e një “fushate” në të cilin Serbia po harton letra diplomatike dhe po bën përpjekje që ti bind zyrtarët t’i nënshkruajnë ato pa kaluar procedurat, shpesh përmes akteve “kriminale”.

• Në rastin e Afrikës Qendrore, mediat lokale raportojnë se ministri i jashtëm i vendit të varfër dhe të dominuar nga konflikti ishte paguar rreth 375,000 dollarë për të nënshkruar një dokument që pretendon mosnjohjen e Kosovës. Pacolli pretendon se dokumenti nuk ka fuqi ligjore dhe thotë se CAR-ja nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj zyrtar.

• Në një rast të mëhershëm, Pacolli tregoi se kishte udhëtuar për në Liberi pasi u tha se ky vend kishte vendosur të tërheqë njohjen e Kosovës, ku presidenti i vendit, i cili ishte konfuz me ndodhinë, e siguroi që asgjë nuk kishte ndryshuar.

• Përveç kësaj, Pacolli në Axios tha se Rusia, e cila mbështet Serbinë për çështjen e Kosovës, është “padyshim” e përfshirë në fushatën për mosnjohje. Ai tha se është e paqartë nëse kjo ndihmë përfshin edhe lehtësimin e pagesave, por theksoi se Rusia ka marrëveshje për shitje të armëve dhe biznese të tjera me shumë nga vendet e synuara në fushatën serbe.

Jashtë fokusit: SHBA-ja dhe BE-ja po përpiqen të zbusin tensionet e vazhdueshme midis fqinjëve të Ballkanit. Z. Ryan Scherba nga Balkan Insider transmeton se dialogu ka ngecur për 2 arsye kryesore: fushata e Serbisë për mosnjohje dhe tarifa 100% e Kosovës e vendosur në mallrat serbe vitin e kaluar.

Pacolli tha për Axios se Kosova mund t’i heq tarifat “nëse Serbia është e gatshme të ulet dhe të punojë me ne në bazë të ndonjë reciprociteti.”

• Ai tha se kjo nënkupton respektimin e marrëveshjeve të mëparshme midis vendeve tona dhe “marrjen parasysh” të ekzistencës së Kosovës si një shtet me kufijtë dhe kushtetutën e vet.

Mes rreshtave: Scherba thotë se është “një lehtësim të dëgjojmë deklarimin e Pacollit se tarifat mund të revokohen”.

• “Kosova dëshiron të trajtohet si e barabartë në tryezën e bisedimeve dhe jo si një shtet i panjohur. Nga ana tjetër, Kosova duhet ta kuptojë se Serbia nuk do ta njohë atë tërësisht pa asgjë në këmbim.”

• “Strategjia më e mirë për t’i rikthyer të dy vendet në tavolinë është që Kosova t’i heq përkohësisht tarifat për një periudhë prej 6 muajsh gjatë një dialogu intensiv, dhe t’i rivendosë ato nëse nuk ka rezultate konkrete.”

• “Ndërkohë, Serbia duhet ta ndalojë fushatën e saj për mosnjohje, e cila është kundër frymës së dialogut dhe Marrëveshjes së Brukselit 2013.”

Duket se pak progres është i mundshëm përpara zgjedhjeve të Kosovës në muajin tetor. Votimi i parakohshëm u thirr pasi Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen pasi thirrej si i dyshuar para gjykatës speciale në Hagë e cila është duke hetuar krimet e luftës në Luftën e Kosovës 1998–99.