Pacolli: Rikonfirmohet, Kosova në agjendë për t’u anëtarësuar në Interpol

E publikuar: 14/06/2018 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhënë një lajm të mirë për Kosovën.

Pacolli ka bërë të ditur se Kosova është rikonfirmuar edhe një herë si shtet në agjendë për t’u anëtarësuar në Interpol, shkruan Indeksonline.

Pacolli ka deklaruar se mbështetja është marrë me shumicë votash në Lyon të Francës në mbledhjen e këshillit ekzekutiv të Interpolit.

Postimi i plotë:

Një lajm shumë i mirë për vendin tonë.

Kosova rikonfirmohet edhe njëherë në agjendë për tu anëtarësuar në Interpol.

Mbështetja u mor me shumicë votash, në Lyon të Francës në mbledhjen e këshillit ekzekutiv të Interpolit.

Kosova tani pret që në Asamblenë e Pergjithshme, të jetë anëtare e barabartë e Interpolit në Nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Anëtarësimi i Republikës sē Kosovës në Interpol nuk përbën kërcënim për askend. Kosova në Interpol i kontribuon luftës globale kundër krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomeneve tjera kriminale.