Pacolli: Presim që t’i festojmë festat e fundvitit në Evropë pa viza

E publikuar: 22/03/2018 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar Zëvendës-Presidentin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk. Pacolli po shpreson që kosovarët do t’i festojnë festat e fundvitit duke lëvizur lirshëm në shtetet e shengenit.
“Zhvillova një bashkëbisedim të rëndësishëm me Zëvendës-Presidentin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk dhe shoqëruesit e tij. Parlamenti Evropian do të bëjë gjithçka që është e mundur që regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës të hiqet sa më shpejtë. Presim që t’i festojmë festat e fundvitit në Evropë pa viza”, ka shkruar Pacolli në Facebook.